Kampin Pyjor i Kosovës

      Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Imri Demelezi ka marrë pjesë në    , aktivitet i cili është organizuar nga MBPZhR-ja në kuadër të Programit të Pylltarisë “Mbështetje për fuqizimin e menaxhimit të qëndrueshëm dhe shumëqëllimor të pyjeve për të përmirësuar jetesën në vendet rurale dhe për të adresuar ndryshimin klimatik në Kosovë”, të zbatuar nga FAO.
Me këtë rast, zëvendësministri Demelezi vlerësoi se ky është një aktivitet i rëndësishëm që nxit ndërgjegjësimin dhe edukimin për rëndësinë e pyjeve dhe menaxhimin e qëndrueshëm të tyre.
“Si MBPZhR duke e ditur rëndësinë e pyjeve si pasuri natyrore me 45% të gjithë territorit të Kosovës të mbuluar me pyje, gjatë këtij mandati hartuam dhe miratuam Strategjinë për Zhvillimin e Pylltarisë me Plan të Veprimit, Strategjinë për Komunikim dhe Informim në Sektorin e Pyjeve e krahas tyre kemi krijuar TasK Forcën si një mekanizëm për mbrojtjen dhe shfrytëzimin e ligjshëm të pyjeve. Po ashtu kemi hartuar Planin Kombëtar të Pyllëzimit dhe Ripyllëzimit, ku që nga viti 2021 deri në vitin 2023, kemi arritur të mbjellim rreth 1.5 milion fidanë. Po ashtu, kemi ndarë mbi 350,000 euro për pyllëzime gjatë këtij viti”, ka thënë Zëvendësministri Demelezi.
Ndër tjerash, ai ka treguar se për herë të parë kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit me Universitetin e Prizrenit, Fakultetin e Shkencave të Pyjeve dhe mjedisit, ku stafi akademik do të kenë mundësi të shfrytëzojnë kapacitetet institucionale.
Ndryshe, gjatë këtij kampi, i cili është duke u mbajtur në Novobërdë nga 21 tetori e deri më 25 tetor, planifikohet të marrin pjesë rreth 150-200 pjesëmarrës, duke përfshirë përfaqësues nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Agjencia Pyjore e Kosovës, Komunat e Novobërdës, Gjilanit dhe Kamenicës, pjesëtarë të komunitetit të donatorëve, profesionistë të pyjeve, pronarë të pyjeve private, studentë, profesorë universitarë, shfrytëzues të pyjeve, gra sipërmarrëse në sektorin e pylltarisë dhe pjesëtarë të komunitetit lokal.
                   

Sesioni i tretë informues për Skemën

      Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Imri Demelezi.

Takimi i ministrit z. Faton Peci

      Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Imri Demelezi.

Lansimi i Raportit të Hulumtimit për

      Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Imri Demelezi.

Item 0,00 
Loadding...