Koha e duhur për lëvrimin vjeshtor – disa këshilla dhe sygjerime

Lëvrimi vjeshtor është masë e rëndësishme dhe e nevojshme agroteknike për mbjelljen e kulturave të ndryshme bujqësore.
Për të pasur efekt të plotë pozitiv lëvrimi duhet të bëhet në kohën kur toka është në gjendje optimale për lëvrimë.
Koha optimale e tokës për lëvrimin vjeshtor është atëherë kur toka ka lagështi optimale.
Si mund ta konstatojmë në praktikë?
Nëse e marrim dheun me dorë, dhe mund të formohet basi i cili gjatë hedhjes në tokë shpërndahet, toka ka sasi optimale të lagështisë dhe është koha e përshtatshme për lëvrim.
Në rast se nga dheu i marrë në dorë nuk mund të formohet basi sepse toka nuk ka lagështi, atëherë toka është e thatë.
Në rast se dheu ngjitet në dorë toka ka tepër lagështi për lëvrim.
Lëvrimi kur toka është thatë ose ka tepër lagështi sjell më shumë dëme se dobi.
Efektet pozitive të lëvrimit vjeshtor janë:
– Akumulimi i lagështisë në tokë;
– Rregullon më mirë strukturën e tokës;
– Ajrosje më e mirë e tokës;
– Përmirësim i aktiviteteve mikrobiologjike të tokës;
– Futë në thellësi mbetjet e bimëve që mbesin në sipërfaqe pas korrjeve, ku përmes zbërthimit te tyre shndërrohen ne materie ushqyese për kulturat pasuese.
Pas lëvrimit vjeshtor preferohet mbyllja e brazdave me qëllim që të zvogëloj ekspozimin e sipërfaqes së lëvruar ndaj erës dhe diellit në mënyrë që të ruhet më mirë lagështia e tokës.
Gjatë periudhës dimërore në tokat e lëvruara akumulohet lagështia e cila shfrytëzohet nga bimët sidomos gjatë periudhës vegjetative kur ka reshje të pakta.
Lëvrimi rregullon edhe shpërndarjen e plehut mineral në sipërfaqe dhe thellësinë e lëvrimit dhe shpërndahen më mirë në sipërfaqen e lëvruar.
Ju inkurajojmë të shfrytëzoni kohën e përshtatshme për lëvrimin vjeshtor ku do t’ju ndihmoj përgatitjen më të mirë të tokës për mbjellje dhe sigurimin e rendimenteve më të larta bujqësore.
Nëse keni nevojë për më shumë informacion ose këshilla, mos ngurroni të kontaktoni këshilltarët tanë në Qendrat Këshilluese Komunale për Bujqësi dhe Zhvillim dhe Departamenti i Shërbimeve Këshilluese për Bujqësi dhe Zhvillim Rural.
Kush mund ofroj informata shtesë për nevojat tuaja?
Për këshilla dhe informata tjera të detajuara ju këshillojmë të drejtoheni në Qendrat Informative Komunale për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, secili në komunën e vet tek këshilltarët komunal për bujqësi ose në Departamentin e Shërbimeve Këshillimore dhe Teknike në MBPZHR, Rr. “Ukshin Hoti”, ndërtesa e ish Ramiz Sadikut, Nr. 120 Kati III në Prishtinë ose në tel. 383- (0)38 200 38 426. Aty do të merrni edhe sugjerime në bazë të kushteve klimatike tokësore që keni në parcelat tuaj.

Sesioni i tretë informues për Skemën

Lëvrimi vjeshtor është masë e rëndësishme dhe e nevojshme agroteknike për mbjelljen.

Takimi i ministrit z. Faton Peci

Lëvrimi vjeshtor është masë e rëndësishme dhe e nevojshme agroteknike për mbjelljen.

Lansimi i Raportit të Hulumtimit për

Lëvrimi vjeshtor është masë e rëndësishme dhe e nevojshme agroteknike për mbjelljen.

Item 0,00 
Loadding...