Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës (AAK) kanë nënshkruar sot një Memorandum Bashkëpunimi për angazhimin e ekspertëve të këtij asociacioni në projektet ideore e ndërtimore të MBPZhR-së.
Ky Memorandum është nënshkruar nga Sekretarja e Përgjithshme në MBPZhR, Venera Çerkini dhe Kryetari i AAK-së, Bledion Baraliu, të cilët e kanë vlerësuar mjaft të rëndësishëm këtë memorandum për realizimin sa më të suksesshëm të këtyre projekteve ideore e ndërtimore.
”Përmes këtij Memorandumi do të angazhojmë ekspertë me profesionalizëm dhe ekspertizë të lartë nga fusha e arkitekturës të këtij Asociacioni e të cilët do të jenë pjesë e projekteve potenciale në MBPZhR dhe agjencitë vartëse, që lidhen me fushën e arkitekturale dhe të ndërtimtarisë”, tha Sekretarja Çerkini.
Po ashtu, ajo ka theksuar se palët nënshkruese të këtij Memorandumi janë të obliguara të zbatojnë legjislacionin përkatës primar dhe sekondar në fuqi për prokurimin publik të Republikës së Kosovës.

Projektet ideore e ndërtimore të MBPZhR-së
- October 19, 2024
Lajme të tjera
Sesioni i tretë informues për Skemën
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Asociacioni i Arkitektëve të.
- November 13, 2024
Takimi i ministrit z. Faton Peci
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Asociacioni i Arkitektëve të.
- November 13, 2024
Lansimi i Raportit të Hulumtimit për
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Asociacioni i Arkitektëve të.
- November 13, 2024