Lansimi i Raportit të Hulumtimit për Nevojat dhe Sfidat e Grave Rurale në Kosovë

Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Venera Çerkini ka marrë pjesë në lansimin e Raportit të Hulumtimit për Nevojat dhe Sfidat e Grave Rurale në Kosovë, që është realizuar në kuadër të projektit Promovimi i Fuqizimit të Grave Rurale në Kosovë. Ky projekt mbështetet nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësi dhe zyra e UN Women në Kosovë dhe financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim – ADA.
Në fjalimin e saj, Sekretarja e MBPZhR-së, Venera Çerkini ka theksuar se kjo temë kërkon vëmendjen dhe angazhimin e të gjithëve, me qëllim të përmirësimit të kushteve dhe për të avancuar barazinë gjinore. Ajo ka treguar edhe për disa nga barrierat me të mëdha që përballen gratë në zonat rurale, duke theksuar këtu pronësinë e ligjshme të tokës, si dhe qasjen në financa.
Duke parë sfidat me të cilat përballen ato, Sekretarja Çerkini ka treguar se mbështetja institucionale për gratë fermere është rritur në vazhdimësi vitet e fundit, me qëllim të avancimit dhe zhvillimit të veprimtarive të tyre bujqësore.
“MBPZhR-ja për të përmirësuar këto kushte po e përforcon mbështetjen për gratë në sektorin e bujqësisë dhe agrobiznesit përmes subvencioneve dhe granteve, si dhe përmes ofrimit të shërbimeve këshillimore për zhvillim dhe vetëpunësim. Këtu theksojmë se shërbime këshillimore kemi dhënë për gratë dhe familjet në zonat rurale për t’i mbështetur në lidhje me procedurat e regjistrimit dhe fuqizimin e pronësisë së tyre. Të gjitha këto përpjekje synojnë të rrisin përfshirjen e grave në ekonomi, duke fuqizuar dhe lehtësuar kalimin e tyre drejt një pozite më të qëndrueshme ekonomike”, ka thënë Sekretarja Çerkini.
Me këtë rast, ajo ka falënderuar partnerët ndërkombëtarë dhe donatorët e MBPZhR-së, në veçanti Agjencinë Austriake për Zhvillim – ADA dhe USAID-in, të cilët në vazhdimësi kanë përkrahur aktivitetet e grave fermere.
Ndryshe, Raporti i Hulumtimit për Nevojat dhe sfidat e Grave Rurale në Kosovë është fokusuar në tri komuna të Kosovës, përkatësisht në Mitrovicë të Jugut, Istog dhe Skenderaj.

Sesioni i tretë informues për Skemën

Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Venera.

Takimi i ministrit z. Faton Peci

Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Venera.

Statistika nga Faton Peci

Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Venera.

Item 0,00 
Loadding...