Përfundoi faza e dytë e dhënies së mëshqerrave

Përfundoi faza e dytë e dhënies së mëshqerrave
Shtime, 12 nëntor 2024- Në kuadër të projektit “Përkrahja me mëshqerra”, Komuna e Shtimes përmes Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka bërë shpërndarjen edhe të 30 mëshqerrave të tjera dhe me këtë përfundon edhe faza e dytë e këtij projekti.
Të pranishëm të shpërndarjen e mëshqerrave për fermerët, ishte edhe kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, nënkryetari i komunës Faruk Beqa, drejtoresha e organizatës “Meshqerra”, Florentina Kida-Gërguri, drejtori Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Gojart Bajrami, Adnan Ademi, kryesues I Kuvendit të Shtimes dhe bashkëpuntorë të tjerë.
Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu , i uroi fermerët përfitues dhe theksoi që komuna do të vazhdojë edhe në vitin e ardhshëm me projekte të tilla në mbështetje të fermerëve të komunës tonë.
“Pas shpërndarjes së suksesshme të 30 lopëve në fazën e parë, sot bëmë shpërndarjen edhe të 30 të tjerave.
Ky bashkëpunim mbresëlënës me organizatën ‘Mëshqerra’ ndihmon zhvillimin e fermerëve të komunës sonë dhe ne do të jemi në vazhdimësi pranë tyre me mbështetje konkrete. I uroj përfituesit dhe i gëzofshin”, tha kryetari Aliu.
Ndërsa, Gojart Bajrami, drejtor i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, tha se projekti në fjalë është pjesë e përkushtimit të komunës për të ofruar mbështetje konkrete dhe të vazhdueshme për fermerët lokalë.
“Mëshqerrat Holstein janë të njohura për prodhimin e lartë të qumështit dhe janë një zgjedhje e shkëlqyer për fermerët që duan të përmirësojnë fermat e tyre.
Në vazhdimësi po ndihmojmë në mbështetjen e fermerëve tonë dhe në zhvillimin e sektorit të bujqësisë, duke siguruar që ata të kenë akses në bagëti cilësore dhe të shëndetshme”, tha Bajrami.
Ditë më parë Komuna e Shtimes, përmes Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në bashkëpunim me OZHR “Meshqerra”, shpërndarë 30 mëshqerra tjera, ku numri total i tyre deri më tani është 60.
Item 0,00 
Loadding...